Tërmet i fortë në Itali, 10 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi Siçilinë në pjesën përreth vullkanit më aktiv të Europës, Etna, duke plagosur të paktën 10 persona.

Disa ndërtesa u dëmtuan në atë që ishte paslëkundja më e fundit që kur Etna shpërtheu të hënën.

Hiri vullkanik kishte mbuluar më herët fshatrat pranë saj dhe fluturimet nga aeroporti i Katanias u ndaluan përkohësisht, transmeton tch.

Banorët e zonave në shpatet e malit u këshilluan të largohen prej andej sa më shpejt. Tërmeti ra rreth orës 3 të natës pranë komunës së Viagrande. Fotografitë e ndërtesave të dëmtuara u postuan në mediat sociale. Mediat italiane thonë se njerëzit në zonë u përfshinë nga paniku, e disa prej tyre kanë dalë me vrap nëpër rrugë.

Pati gjithashtu raporte për ndërtesa që lëkundeshin në Katania, një qytet me më shumë se 300 000 njerëz. Paslëkundjet kanë vazhduar e gjatë natës u regjistruan 10 të tilla, por më të lehta. Ato mjaftuan megjithatë për të shembur në qytezën Açireale statujën e Sant Emidios, të konsideruar si shenjti mbrojtës nga tërmetet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme