Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për çdo pallat të dëmtuar, në çdo lagje të qytetit, dhe ka bërë gati dosjet për secilin ndërtim. Pritet që në ditët në vijim të realizohen arrestimet e para për të gjithë shkelësit e ligjit. Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit.
Prokuroria e Durrësit ka nisur, që më datë 29 nëntor, çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e një 25 personave vetëm në Durrës.