Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Mianmarin. Por informacionet nga ky shtet janë shumë të pakta
Mianmari është qeverisur nga një juntë ushtarake që nga grushti i shtetit në vitin 2021, duke e bërë të vështirë aksesin në informacion.
Përdorimi i internetit është gjithashtu i kufizuar.
Linjat e komunikimit gjithashtu duket se janë të ndërprera pasi BBC nuk ka qenë në gjendje të arrijë tek agjencitë e ndihmës në terren.
Tërmetet janë relativisht më të zakonshme në Mianmar, krahasuar me Tajlandën.
Ndërmjet viteve 1930 dhe 1956, aty ndodhën gjashtë tërmete të forta me magnitudë 7.0 ballë në çarjen e Sagaing, e cila kalon mes përmes vendit.
Tajlanda nuk është një zonë tërmetesh dhe pothuajse të gjithë tërmetet që ndihen atje, të cilët janë të rrallë, ndodhin në Mianmarin fqinj.
Duke qenë se ndërtesat në Bangkok nuk janë projektuar për tërmete të fuqishme, dëmet strukturore mund të jenë të konsiderueshme.
© SYRI.net