Tërmeti/ Konferenca e investitorëve myslimanë, Rama takohet me Erdogan në Turqi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, për konferencën e investitorëve myslimanë për të prekurit në vend nga tërmeti tragjiki 26 nëntorit, ku pritet të diskutohet për ndihmat financiare. Mëngjesin e sotëm, Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan.

“Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman”-deklaroi Rama dy ditë më parë.

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan deklaroi para pak ditësh se shteti turk do të ndërtojë 500 banesa për familjet që jetojnë tashmë në qiell të hapur.

Risjellim në vëmendje se tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i mori jetën 51 personave, si dhe lëndoi mbi 900 të tjerë. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale. Mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme