Tërmeti i magnitudës 6,3 që ra këtë të martë në Kroaci u ndie edhe në Slloveni. Një video tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin punimet në sallën e parlamentit atje, ndërsa deputetët lënë vendet dhe shihen teksa largohen.
Për arsye sigure, Sllovenia ka mbyllur edhe një impiant bërthamor në vend.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.