Tërmeti në Turqi: Hoteli me 30 anëtarë të ekipit të volejbollit shembet plotësisht, nuk gjendet ende asnjë trup

Rreth 30 anëtarë të një ekipi volejbolli shkollor që udhëtoi nga Qipro në Turqinë jugore disa ditë më përpara se rajoni të goditej nga tërmeti, janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.

Nxënësit dhe mësuesit e tyre po qëndronin në hotelin Isias në qendër të qytetit Antijaman kur zona u godit nga tërmeti 7.8 ballë që deri tani ka vrarë më shumë se 16 mijë njerëz.

Pjesa më e madhe e qendrës së qytetit është shkatërruar me ndërtesa të larta të kthyera në rrënoja, duke bllokuar mijëra njerëz.

Familjarët e të zhdukurve thanë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me ekipin e volejbollit që nga fatkeqësia e së hënës.

Zyrtarët kanë frikë se grupe nga shkolla e mesme Namik Kemal dhe Kolegji Turk Maarif në Fanagusta janë midis të zhdukurve.

Në fakt, ekipet e shpëtimit kanë udhëtuar nga Famagusta për të ndihmuar në kërkimet.

Ekipi kishte fluturar në Antiyaman, Turqi për të marrë pjesë në një ligë volejbolli dhe përfshinte gjithsej 28 studentë dhe shokët e tyre.

Të afërmit e studentëve kanë nxituar në Antiyaman për të ndihmuar në kërkimin dhe për të mësuar rreth fëmijëve të tyre.

Sipas “Cyprus Mail”, një nënë që ka fluturuar në Antiyaman tha: “Nuk ka asnjë lajm për fëmijët tanë, kushdo që pyetëm na tha se asnjë fëmijë nuk doli. Hoteli 8 katësh është shembur plotësisht.”, përcjell abcnews.al

Por shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë të bllokuar në rrënojat e mijëra ndërtesave të shndërruara në pluhur nga tërmeti po shuhen, pasi numri i të vdekurve ka kaluar mbi 16 mijë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme