Tërmeti në Turqi/ Rritet bilanci i viktimave, 15 të vdekur dhe 300 të plagosur

15 të vdekur dhe 300 të plagosur, ky është bilanci i deritanishëm i tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë, me epiqendër qytetin e Elazig dhe magnitudë 6.8 i shkallës richter. Në një reagim të menjëherëshëm, ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu ka njoftuar viktimat e para dhe të plagosurit, ndërsa ka thënë se dhe disa ndërtesa 4-5 katëshe janë shkatërruar plotësisht.

“15 persona humbën jetën, 300 njerëz u plagosën. Ndërtesa 4 -5 katëshe u shkatërruan në Elazig. Kishte njerëz që banonin në të”, ka njoftuar menjëherë pas tërmetit ministri Soylu. Ndërkohë, dhe ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ka thënë se tërmeti ka shkaktuar viktima, por ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi, u ka bërë thirrje banorëve që të mos futen në ndërtesat e dëmtuara, dhe të mos krijojnë panik. “Është e rëndësishme të mos futeni në ndërtesat të dëmtuara në zonën e fatkeqësisë. Duhet të mbyllen valvulat me gaz natyror dhe ujë dhe çelsat elektrike. Rrugët duhet të lihen bosh për ndihmë emergjente. Foshnjat, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara që mund të kenë nevojë për ndihmë duhet të mbështeten”, thuhet në njoftimin e AFAD.

Përpos fatkeqësisë, profesori i njohur Şükrü Ersoy ka dhënë një lajm të rëndësishëm për banorët në zonat e prekura në Turqi. Profesor Ersoy është shprehur se lëkundjet e sotme mund të jenë të rëndësishme për ditët në vijim pasi mund të jetë çarë korja e tokës dhe të jetë çliruar energjia e akumuluar prej vitesh.

“Ky tërmet është i rëndësishëm. Mund të ketë çarë koren e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është shteruar”, ka thënë ai. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë u ka bërë thirrje banorëve të kenë kujdes nga temperaturat e ulta, nën -4 gradë celcius dhe nga ngricat që pritet të nisin në orët në vijim. Mijëra banorë kanë dalë jashtë banesave të tyre, disa si pasojë e shkatërrimit të tyre e të tjerë nga frika e paslëkundjeve

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme