Tërmeti në Turqi: Rritet në 29 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi dje provincën Elazig në Turqi.

Sipas Reuters-it, ekipet e shpëtimit janë ende duke larguar njerëz nga rrënojat pas tërmetit të fuqishëm prej 6.8 ballësh.

Raportohet se 1 mijë e 400 persona janë të lënduar.

Rreth 21 orë pas tërmetit, autoritetet njoftojnë se po punojnë pa ndërprerë për të nxjerrë njerëzit prej rrënojave. Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se 22 persona janë ende nën këto rrënoja.

Sipas Autoriteteve për Fatkeqësi dhe Emergjenca në Turqi, 43 persona janë nxjerrë gjatë ditës së sotme.

Sipas Reuters-it, tërmeti me magnitudë 6.8 u përcoll edhe me 462 tërmete tjera të lehta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme