Kushtet e këqija atmosferike kanë të ngjarë të pengojnë përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes pas tërmetit shkatërrues në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.
Temperaturat janë nën zero dhe në vazhdim pritet të ketë reshje shiu dhe dëbore në provincën e Gaziantep të Turqisë.
Pavarësisht kushteve, zyrtarët u kanë kërkuar banorëve të lënë banesat e tyre, pasi pritet pasgoditje të tjera.
Deri më tani raportohet për mbi 500 viktima në Turqi dhe Siri dhe për mbi 2000 të plagosur.