Tërmkolli kërkon urgjent shkarkimin e Edita Tahirit

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar shkarkimin urgjent të ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Në Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se bisedimet e Kosovës me Serbinë nuk kanë sjellë asnjë efekt pozitiv në normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, duke thënë se “Tahiri është shpenzuar në këtë proces”.

“Mendoj se pas gjithë këtyre sulmeve, madje edhe po të ishin këto arsye, Kosova ka pasur shumë arsye tjera që të ridizajnojë dialogun me Serbinë. Nëse është menduar si dialog për normalizim, ai është shndërruar në dialog që ka sjellë përfitime kryesisht për Serbinë dhe dialog që ka ndërhyrë në rregullimin e brendshëm kushtetues në Kosovë”, ka thënë Tahiri, përcjell Koha.net. “Në këtë drejtim mendoj se urgjentisht si hap i parë duhet të largohet Edita Tahiri. Të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani e kanë dëmtuar Kosovën. Nuk mundet Kosova ta lë fajin në duart e Editës”, ka thënë më tej ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme