Tërmkolli shpërthen në akuza ndaj tre “komandantëve” të luftës

Forumi i Gruas së LDK-së, ka shënuar 28 vjetorin e themelimit. U vlerësua lartë kontributi i grave të kësaj partie në luftën e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit të saj

Për kontributin e Forumit të Gruas së LDK-së, foli ish kryetarja e këtij forumi, Melihate Tërmkolli, e cila tha se pas masakrës së Jasharëve, forumi i LDK-së, por edhe gjitha forumet tjera organizuan protestën me të madhe, ku 50 mijë gra u nisën për në Drenicë.

Tërmkolli akuzoi disa komandantë se ua kanë eklipsu qiellin duke thënë se ata e kanë çliruar Kosovën. Por sipas saj, Kosovën e çliruan qytetarët dhe gratë e Kosovës, bashkë me ata që ranë për liri. Derisa, këta komandantë, ajo i quajti prifiterë.

“Na e kanë eklipsu qiellin tre apo katër komandantë kot se koti. Që dhjetë vite ne nuk dëgjojmë asgjë tjetër vetëm duke thënë ne e kemi çliruar Kosovën, jo more, Kosovën e çliroi populli i Kosovës, e çliruan qytetarët e Kosovës, e çliruan gratë e Kosovës me Forumin e Grave të LDK-së. Natyrisht ne jemi mirënjohës për krejt ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës, për krejt ata që në emrin e UÇK-së kanë bërë krejt ato, por ata besoni nuk janë këtu, ata janë në dhe, ata që kanë luftuar përnjëmend. Këta janë veç do profiterë, që po përpiqen edhe sot ta rrënojnë shtetin. Është detyrë e LDK-së, se nuk ka forca tjera politike, përveç LDK-së ta ndalë këtë të keqe”, shtoi ajo.

Ajo theksoi se është momenti i fundit që LDK ta ndalë këtë të keqe. Tërmkolli bëri thirrje që të fuqizohet gruaja edhe brenda organeve të LDK-së, sepse meritojnë pozitë shumë me të favorshme edhe brenda LDK-së, edhe në institucione.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme