Terren i thyer, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve! Kodrat e Krujës “përpihen” nga flakët

Kodrat e fshatit Zgërdhesh të Krujës janë përfshirë nga një zjarr me përmasa të konsiderueshme. Mësohet se sipërfaqja e përfshirë nga flakët është mjaft e madhe dhe se zjarri vijon të përhapet në pyje.


Edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve.

Për momentin, sipërfaqja e djegur me pisha, shkurre e bimë të ndryshme nuk mund të përcaktohet, por zjarri vijon të djegë çfarëdo që i del para.

Ndërkohë, ka dyshime që zjarri të jetë i qëllimshëm dhe duhet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme