“Territori i pastër”/ Asgjësohen në Shkodër 2532 bimë narkotike dhe 23.5 kg kanabis në proces tharje! Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës

Uniformat blu në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori i pastër” kanë asgjësuar 2532 bimë kanabis dhe 23.5 kg kanabis në proces tharjeje.


Në njesinë administrative Shllak u asgjësan 1115 bimë narkotike dhe 23.5 kg kanabis në proces tharjeje.

Në Pult, Shalë dhe Postribë u asgjësuan 1118 bimë kanabis, në njësinë administrative Kastrat 122 bimë dhe në Fierzë 117 bimë të tilla.

Sakaq, blutë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës të kultivimit të këtyre bimëve.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Në vijim të megaoperacionit policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 2532 bimë cannabisi dhe 23.5 kg cannabis në proces tharjeje.

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1115 bimë cannabisi, si dhe 23.5 kg cannabis (pjesë bimësh) në proces tharjeje;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 1118 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kastrat dhe asgjësuan 122 bimë cannabisi;

-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësive administrative Fierzë dhe asgjësuan 177 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme