Kreu i PD Klos Artur Elezi ka denoncuar një skandal të madh ne Klos.
Në një postim në faqen e tij në facebook ai shpjegon se reforma territoriale po përdoret për të marrë ujin e liqeneve të Klosit për të furnizuar me ujë fshatin e lindjes s ëish kreut të bashkisë Mat dhe tashmë deputet i rilindjes Agron Malaj.
SKANDAL!
Në vitin 2020, kur Bashkia Mat drejtohej nga Agron Malaj, parashikohej ndërhyrja në liqenet e Balgjajt, përfshirë liqenin e “Hysen Beut” dhe Liqenin e Dhive, si dhe ndërtimi i një kanali ujitës 15.6 km drejt Lisit.
Klosi qenka shumë i vogël për të qeverisur territorin e vet, ndërsa territori i tij qenka mjaftueshëm i pasur për ta “Grabitur”!
Uji i Balgjajt që përdoret nga banorët e Kurdarisë për vaditje, na e paskan planifikuar për ta çuar në Lis.
Po tani a e kuptoni se për çfarë “Reforme” po flasim?!
Këtu merr kuptim edhe propaganda e “bashkimit”.
The post Territorialja/ Kreu lokal i PD zbulon skandalin: Uji i liqeneve të Klosit do dërgohet ne fshatin e Agron Malajt appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



