jykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiç për krime lufte të kryera në komunën e Shtimes. Gjykimi ndaj tij është zhvilluar në mungesë dhe ai është dënuar për krime që, sipas aktakuzës, janë kryer në periudhën janar-maj 1999, raporton Betimi për Drejtësi.
Në nëntor të vitit 2023 nisi gjykimi ndaj Arsiçit. Ky është rasti i parë i një gjykimi të tillë, pasi gjykimet në mungesë lejohen me Kodin e ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Në seancën e parë, Prokuroria tha se kishte shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore që Arsiç të ishte i pranishëm në gjykatë, por nuk ishte arritur.
Në luftën e viteve 1998-1999, mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë.