Terrorizmi islamik dhe trafikimi me drogë e çojnë Kryeprokurorin Millaku në Tiranë

Dy dosje që janë ende nën hetim nga autoritetet në rajon kanë sjellë në Shqipëri kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku.

 

Shefi i njësisë speciale ka marrë takim me prokurorë të Krimeve të Rënda për të shkëmbyer të dhëna konkrete edhe për aksionin antiterrorizëm që dërgoi në burg 16 persona në Kosovë dhe katër në Shqipëri.

Se çfarë është diskutuar për këtë dosje mes të dyja palëve nuk jepet informacion, për shkak se hetimet konsiderohen tepër sekrete.

Aq më tepër që dy nga të arrestuarit në Kosovë kanë pranuar të rrëfehen duke hedhur dritë mbi planin e një celule të ISIS që kishte planifikuar të kryente akt terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Dosja tjetër po aq e rëndësishme e diskutuar në takimin mes prokurorëve ka lidhje me një organizatë të trafikut të drogës të goditur gjatë muajit korrik që u hodhi prangat 30 shtetasve në vende të ndryshme dhe shpalli në kërkim 23 të tjerë.

Grupi kriminal përfaqësonte një rrjet të trafikut të heroinës Turqi-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri e me tej vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë aksionit, Ballkani në Shqipëri u arrestuan 14 të dyshuar mes tyre edhe tre biznesmenë në fushën e ndërtimit Jurgen Molla, Anesti Koromani dhe Shyqyri Kotorri. Në Kosovë, gjithashtu u goditën anëtarë të grupit që e kishin bazën në Prizren.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme