Tetë miliarderë kanë pasuri sa gjysma e botës

Duke iu referuar botimit të fundit të revistës amerikane të biznesit “Forbes”, Oxfam tha se tetë njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri sa 3.6 miliardë njerëz.

Tetë njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri sa gjysma e popullsisë së botës, me çka hendeku mes manjatëve super të pasur të botës dhe pjesës tjetër të popullsisë së botës është edhe më i theksuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e tij, Oxfam argumenton se konfederata ndërkombëtare e organizatave bamirëse është fokusuar në uljen e varfërisë globale.

Duke iu referuar botimit të fundit të revistës amerikane të biznesit “Forbes”, Oxfam thekson se tetë njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri sa 3.6 miliardë njerëz që është gjysma e popullsisë së Tokës.

Duke paraqitur konkluzionet e tij në mbledhjen e elitës globale politike dhe të biznesit në qendrën atraktive të skijimit në Davos të Zvicrës, Oxfam paralajmëroi se hendeku mes “shumë të pasurve dhe shumë të varfërve”, është shumë më i lartë se një vit më parë.

Nëse hendeku nuk reduktohet, siç paralajmërojnë nga Oxfam, në opinionin ndërkombëtar mund të shkaktohet zemërim i papritur për shkak të pabarazisë, e cila do të çojë në ndryshime sizmike politike si fitorja e vitit të kaluar kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA-ve dhe largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme