Tetë të arrestuar për kontrabandë me emigrant

Sot, më 21 mars 2018 në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i gjerë policor me bashkëpunim ndërkombëtar, i cili ka rezultuar me arrestimin e tetë (8) personave të dyshuar, për përfshirje në raste të kontrabandës me emigrant (sipas nenit 170 të KPK-së), bën të ditur përmes një komunikate për media Policia e Kosovës.

Operacioni policor i bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Departamenti Kundër Krimeve të Rënda, është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar edhe nga njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Policia shton se si rezultat i planifikimeve dhe veprimeve operacionale policore, janë kryer shtatë (7) kontrolle në disa lokacione që shtrihen në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës si në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

2 pasaporta të shteteve të ndryshme,

2 letërnjoftime të shteteve të ndryshme,

1 patentë shofer,

12 telefona të llojeve të ndryshme,

4 armë të shkurta të llojeve të ndryshme,

2 karikator dhe 40 fishek,

1 Ipad me 1 USB dhe

Disa dokumentacione të ndryshme relevante me rastin.

“Këtij operacioni policor i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e EUROPOL-it, në të cilat po ashtu janë realizuar operacione policore me karakter të njëjtë”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit kompetent të gjithë personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme