Tetë vjet të patrullimeve të përbashkëta Kosovë-Shqipë

Nisën sot patrullimet e përbashkëta në territorin e Shqipërisë të policisë shqiptare dhe kosovare.

Nga sot në territorin e Shqipërisë do të patrullojnë edhe njësitë e trafikut nga Kosova.

Majori Jeton Rexhepi drejtor i Drejtorisë për Preventivë në Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës në një konferencë për gazetarë të mbajtur në Pikën Kufitare të Vërmicës tregoi detyrat e policëve koosvarë në Shqipëri

“Edhe këtë vit Policia e Kosovës do të mbështet policinë e shtetit shqiptar- gjegjësisht policinë rrugore me njësitë e trafikut sa i përket mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut në rrugët e territorit të Republikes së Shqipërisë”, tha Rexhepi.

Ai tregoi se sivjet është viti i tetë i patrullimeve të përbashkëta që sipas tij janë treguar të sukseshme.

“Nga praktikat e kaluara gjegjësisht shtatë vitet paraprake ky patrullim i përbashkët ka arritur suksesin dhe njëkohësisht besoj që është vlerësuar nga të dy palët që kjo duhet të vazhdojë dhe kjo po ndodh”, tha Rexhepi.

Ai bëri të ditsur se Policia e Kosovës në Shqipëri do të veprjë me nga gjashtë turne, në secilin prej të cilëve me nga tri patrulla dhe gjashtë policë komunikacioni.

Për Rexhepin, patrullimet e përbashkëta bëhen për “ngritjen e bashkëpunimit dhe ofrimin e sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion”.

Skender Ismaili, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore në Policinë e Shqipërisë, gjatë konferencës lavdëroi pjesëtarët e Policisë së Kosovës për ndihmën që po u ofrojnë kolegëve të tyre.

“Prezenca e punonjësve të policisë së Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë viteve të kaluar ka qenë e suksesshme. Nga viti në vit kemi një ulje të ngjarjeve rrugore e cila përkthehet në kurdsimin e jetës”, tha Ismaili.

Pas përfundimit të konferencës patrullat e Policisë së Kosovës kaluan kufirin dhe hynë në territorin e Shqipërisë për të kryer detyrat në bazë të memorandumit të mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme