Tetor protestash! Pas pedagogeve dhe studentëve, të cilët kanë nisur bojkotin e tyre në disa fakultete, protesta janë zgjeruar më tej duke dalë përtej universiteteve.
Shoqëria civile dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë kanë dalë sot në protestë. Pak ditë më parë dolën në protestë edhe qytetarë më aftësi ndryshe, të cilat kërkuan më shumë kujdes nga ana e institucioneve shtetërore.
Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila u takua me protestuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, por nuk dihen ende se cilat janë arsyet që i kanë shtyrë ata të dalin në rrugë për të protestuar.