Ashtu edhe siç pritej në mbledhjen e këshillit komunal në Komunën e Tetovës u miratua vendimi për dhënie me koncesion të dy stadiumeve futbollistike të Tetovës.
Ky vendim i jep dritë jeshile komunës së Tetovës për të nënshkruar Marrëveshjen e dhënien me koncesion të stadiumeve të qytetit të Tetovës Shoqatës për aktivitete sportive, tregti dhe shërbime “LD Sport“ Shpkpv-Tetovë.
Këtij Vendimi i kanë paraprirë analizat e bëra dhe formimi i komisionit të tenderimit, ku pas të gjitha analizave dhe shqyrtimeve të nevojshme është marrë qëndrimi që këto dy objekte sportive t’i jepen për menaxhim shoqatës së sipërpërmendur e cila në mënyrë të detajuar ka bërë
përshkrimin e aktiviteteve që do t’i zhvilloj në këto dy stadiume gjatë periudhës së ardhshme.
Investimi i nevojshëm minimal do të jetë 7.700.000 Euro për të dy stadiumet, ku parashihet që të bëhen restaurimet e nevojshme dhe modernizimi i këtyre objekteve sportive në mënyrë që t’i plotësojnë standardet evropiane të garimit në futboll.
Më këtë i hapet rrugë transformimit të sportit