Tetovari vdes në spital nga malaria

Tetovari 60 vjeçar, 10 ditë më parë ka vdedur nga malaria në Klinikën për sëmundje infektive. Ai së pari është trajtuar në spitalet lokale, por për shkak të infeksionit të rëndë është transferuar menjëherë në Shkup.

Vetëm katër orë pas pranimit në Infektivë ai ka vdekur. Ai është rasti i parë i regjistruar këtë vit, dhe sëmundjen e ka marrë në vendin afrikan, transmeton TetovaSot.

– Ai ka qenë në Afrikë apo në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në kthimin e tij, pas simptomave të para ka qenë tek mjeku amë. Por, sëmundja në të ishte shumë e rëndë, do të thoja shpërthyese dhe vdiq”, tha shefja e epidemiologjisë Gordana Kuzmanovska.

Instituti ka regjistruar dy raste të malaries në të rinjtë nga Shkupi që kanë përfunduar trajtimin në Qendrën Klinike në Beograd.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme