Tetovë/ Arrestohen dy shoferë, drejtonin automjetet me shpejtësi mbi 170 km/orë në vende ku lejohet shpejtësia 80 km/h ose 100 km/h

Më 30.04.2025 në orën 10:00 nëpunës policorë të Stacionit policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë privuan nga liria A.R. (19) nga fshati Siniçan, sepse në autostradën Shkup-Tetovë po drejtonte automjetin “Golf”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 171 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë.

Në orën 18:00, në rrugën Gostivar-Tetovë, B.A. (27) nga Tetova u arrestua për drejtimin e automjetit BMW me targa të huaja me shpejtësi prej 173 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten akuza përkatëse në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme