Ministria e Punëve të Brendshme njofton më (25.06.2021) nga ora 1:30 deri në ora 5:00, policët e SPB Tetovë, gjatë kontrollit në objekt hotelerik në Zherovjan të Tetovës, në pronësi të A.A (30) nga Bogovina, kanë hasur në 12 persona
Prej të cilëve 7 nga Serbia, 2 nga Rusia, 1 nga Bosnja dhe dy nga Maqedonia e Veriut si dhe 41 persona mysafirë në objekt.
Ata shtojnë se pronari i objektit është privuar nga liria, ndërsa është arrestuar edhe E.Z (27) nga Bosnja, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, si dhe B.A nga Saraj i Shkupit dhe T.I nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, të cilave u janë gjetur thika, ndërsa A.H (23) nga Gjermania dhe X.L (39) nga Pallçishti i Epërm nuk kanë pasur dokumente për identifikim.