Tetovë: Arrestohet babai, dyshohet se e ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçare!

Një person nga Tetova dyshohet se e ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçare. Është ky një lajm i ri që trondit qytetin e Tetovës. Rastin në polici e ka denoncuar drejtori i një shkolle fillore në Tetovë, i cili e ka informuar policinë se dy nxënëse të klasës së tetë i kanë thënë që shoqja e tyre 14 vjeçare, është maltretuar psiko-fizikisht dhe seksualisht nga babai i saj, shkruan Gazeta Lajm. Drejtori ka biseduar pastaj edhe me vajzën, e cila ia ka konfirmuar atë që i kanë thënë dy shoqet e saj.

Mirëpo MBP informon se gjinekologu e ka kontrolluar vajzën dhe ka konstatuar se nuk ka lëndime që vërehen, e pastaj ka marrë edhe bris për ekspertizë. Babai i dyshuar është arrestuar në stacion policor. /Almakos/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme