Tetovë dhe Ohër/ Kapen 99 gra nga shtete të ndryshme në tri objekte hoteliere

MPB Maqedoni njofton se natën midis 4 dhe 5 janar 2024, Njësia Kombëtare për Luftën e Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore, pas marrjes së urdhrave për bastisje nga Gjykata Themelore Penale, Shkup, janë kryer bastisje në tri objekte hoteliere, dy prej të cilave në zonën e SPB Tetovë dhe një në zonën e Ohrit.

Gjatë veprimeve të kryera policore dhe hetimore në tre objektet hotelierike janë gjetur gjithsej 99 gra me origjinë nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kosova, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria, Kazakistani dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me ligjin në vend, ndërsa është gjetur edhe një qese me lëndë pluhuri dhe një pistoletë e kalibrit “Gamo” 4.5 mm.

“Në objektin hotelierik në pronësi të I.I.(26), janë gjetur 50 vajza nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria dhe Kosova, si dhe një qese me drogë, si dhe janë identifikuar 80 mysafirë. Në objektin e hotelerisë, në pronësi të A.Xh (26), janë gjetur 36 vajza nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe është gjetur një armë zjarri, ndërsa janë identifikuar edhe 95 mysafirë. Gjatë kontrollit të kryer në objektin e hotelierisë në Ohër, në pronësi të H.A.(34), janë gjetur 13 vajza nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Maqedonia e Veriut, si dhe në lokal janë gjetur dhe identifikuar 47 mysafirë”.

“Lidhur me femrat e gjetura të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me ligjin, do të fillojë procedura penale pranë gjykatës kompetente, ndërsa kundër pronarëve do të paraqiten parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme