Tetovë, faza e parë e zgjidhjes së problemit në deponinë e egër

Janë lëshuar edhe zyrtarisht sot në përdorim, makinat e pikës së re për ngarkim shkarkim të mbeturinave në Tetovë. Projekti është realizuar nga Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me Drisllën e Shkupit, ndërkohë që autoritet paralajmërojnë se kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, që ka kushtuar rreth 150 000 euro. Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shprehet se kjo do jetë një zgjidhje për pikën e zezë të Tetovës, deponinë e egër.

Arritëm që të vëmë në funksion stacionin e grumbullimit të mbeturinave . Stacion i cili gjatë kohë është përgatitur është planifikuar dhe është faza e parë e zgjidhjes së problemit me mbeturinat dhe transportimin e tyre . Ideja është që krejt hedhurinat të ngarkohen në kontenjer dhe me këto të transportohen direkt në deponi. Faza tjetër e këtij projekti është sa i përket selektimit, në këtë vend është përmbledhja e mbeturinave në përbërje të plotë dhe transportimin e tyre kurse me fazën e dytë shohim që të bëjmë edhe selektimin e mbeturinave që mendojmë se do ndihmojë akoma më tepër ndërmarrjen publike – deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.
Kjo përndryshe është faza e parë drejt zgjidhjes së problemit me mbeturinat. Faza e dytë që sipas Arifit pritet të nis brenda ditësh ku do të ndërtohet pika për selektim të mbeturinave. Faza e tretë, është ajo e modernizimit të deponisë rajonale Rusino në Gostivar, me përkrahje të ambasadës Zvicerane, e cila ka ndarë rreth 7 milion euro për këtë projekt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme