Në periudhën prej 23 deri më 25 mars, tani për tani, kryerës të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e 19-të vjeçarës nga Tetova, e cila përkohësisht qëndron në Gjermani.
Ashtu siç inofrmojnë nga policia, vjedhja është bërë në rrugën “141” të Tetovës.
“Fillimisht, me dhunë e kanë hapur derën hyrëse të shtëpisë, i kanë kontrolluar të gjithë hapësirat e shtëpisë dhe nga një dollap i drurit kanë marrë: laptop, adapter, plejsteshën, por edhe bizhuteri të ndryshme “Sëarovski” (orë, gjerdan, unaza etj.), por edhe një televizion dhe altoparlant. Kryerësisht duke mos i parë askush janë larguar nga shtëpia, duke i shkaktuar dëm pronares së shtëpisë rreth 600 mijë denarë (rreth 10.000 euro). Pas kryerjes së ekspertizës, por ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e rastit”, kumtojnë nga policia.