Gjatë këtij muaji, në Tetovë dhe rrethinë janë zbuluar dhe sanksionuar 200 persona (TE-164 dhe GV-36) të cilët drejtonin automjetet pa patentë shoferi. Në nëntë muajt e fundit të këtij viti, numri i përgjithshëm i personave të sanksionuar në këtë fushë ishte 1653.
Nga SPB Tetovë thonë se bëhet fjalë kryesisht për persona të rinj që drejtonin kryesisht automjetet, edhe pse nuk posedonin patentë shoferi.
“Për të gjithë shkelësit janë përgatitë parashtresë me gjobë në para prej 250 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe pronarëve të automjeteve që u kanë dhanë për të drejtuar, edhe pse e dinin se nuk kishin patent shofer”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.