Tetovë, pezullim për bllokun urban 57/57A

Komuna e Tetovës pezulloi edhe për gjashtë muajt e ardhshëm planin detal urbanistik për bllokun urban 57/57A pasi nuk i plotëson të gjitha standardet e nevojshme për ndërtim. Kryetari i këshillit komunal Besar Durmishi tha se projekti ka shumë mangësi të cilat ndër tjera dëmtojnë ambientin si dhe interesin publik.

“ Kemi marr mendim nga ministria e Transportit dhe lidhjeve dhe nga sektori i urbanizmit në përputhje me Ministrinë e Transportit kemi marrë një elaborat pezullimi në të cilin janë vërejtur dëshmi që dëmtojnë dukshëm interesin publik. 2:53 Nuk janë paraparë vend parkime nëntokësore pasi që ato parkime që janë nuk janë të mjaftueshme, llogariteni 5600 banorë do jetojnë në atë zonë ashtu siç parashihet nuk është paraparë kopsht për fëmijë, as hapësirë e gjelbër, nuk është paraparë 20% ndërtimi i çdo parcele të ketë gjelbërim, rrugët dytësore nuk janë paraparë trotuare prej 1.5 metër”, tha Besar Durmishi, Kryetar I Këshillit të Komunës së Tetovë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme