Tetovë/ Shkurtohet parkimi zonal për dy orë në mbrëmje

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Komuna e Tetovës do të shkurtojë parkimin zonal për dy orë në mbrëmje, me qëllim që të lehtësohet qarkullimi, shkruan Alsat.

Ky vendim do të vlej për të gjitha zonat, ndërsa do të lirohen nga parkimet e parregullta edhe dy bulevarde.

Komuna apeloi qytetarët të mos parkojnë makinat nëpër trotuare. Pritet që ditët e ardhshme, të mbyllet për makina edhe një pjesë e bulevardit “Iliria”.

Masat janë ndërmarrë për shkak të numrit të madh të makinave në qytet, sidomos me ardhjen e mërgimtarëve për pushime në vendlindje.

“Tani koha e parkimit do të jetë nga ora shtatë deri në ora 21:00, apo dy orë më herrët se zakonisht. Tashmë të gjithë qytetarët nga ora 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin e qytetit pa pagesë, sepse edhe merimanga e qytetit nuk do të punoj. Luten qytetarët që të mos parkojnë makinat e tyre në trotuare apo në vendet për kalimin e qytetarëve. Ky vendim do të vlej nga 15 korrik, deri më 15 gusht. Për të lehtësuar edhe më shumë trafikun, komuna në bashkëpunim me policinë e Tetovës, do të angazhohen më tepër për rruajtjen e rendit për të shmangur kaosin në qytet. Po ashtu do pastrohet bulevardi Ilindeni nga Oslo tek sheshi “Iliria”, si dhe bulevardi “Bllagoja Toska”, deri tek Tetovarja”, tha Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme