Teuta Arifi thumbon VMRO-në: “Shqiponja nuk zë mushkonja”

Seanca e 40-të e Këshilli të Komunës së Tetovës edhe këtë radhë kaloi në një atmosferë tejet të elektrizuar. Kryetarja Teuta Arifi përmes fjalës së saj, u “veshi samarin” këshilltarëve të partisë VMRO, të cilët tani më disa muaj me rradhë po mundohen të bëjnë obstruksione në punën e Këshillit komunal, duke u munduar që projektet e tyre të porositura etnike dhe partiake ti prezantojnë si projekte për të mirën e qytetit.

Kryetarja Arifi nisi fjalën e sajë me sentencën latine “Aquila non captat muscas” (Shqiponja nuk zë mushkonja), duke e bërë qartë të ditur se nuk e ka në plan luftën politike që këshilltarët e kësaj partie po mundohen ta imponojnë në këshill, ta zhvillojë me ta sepse janë shumë të “vegjël” të merren me kushtëzime dhe instruksione partiake.

Me tej Arifi theksoi se projektet që komuna i realizon në infrastrukturë, sistemi i ri i ujësjellësit, stadiumi i qytetit, rregullimi i çështjes së mbeturinave dhe shumë të tjera, janë projekte të cilat janë në interes të qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, religjioze apo racore, dhe se benefitet nga të njëjtat do ti shijojë çdo qytetar i Tetovës.

Sa i përket çështjes së ndërtimit të kishës në Komunën e Tetovës, që është njëherit një nga pikat kryesore pse VMRO tani më disa muaj bën obstruksione në punën e këshillit komunal, Arifi theksoi se ndërtimi i objekteve fetare nuk është dhe nuk mund të jetë temë diskutimi e autoriteteve komunale apo qendrore, duke potencuar se Maqeodnia është shtet sekular, dhe se kapacitetet lokale duhet të punojnë në drejtim të rregullimit të kushteve inftastrukturore dhe projekteve që kanë të bëjnë me një jetë sa më dinjitoze të qytetarëve tetovar.

Kjo padyshim ishte një flakareshë e rradhës për VMRO-në, pasi që Arifi me këtë e bëri të ditur që komuna nuk e ka në plan të mendojë e aq më pak të investojë as edhe një denarë në endërrat e një garniture politike e cila në nivel qendror deri më tani ka investuar shuma marramendëse të parave në të ashtuquajturin “zhvillim të identitetit religjioz”!

Për fund vlen të theksohet se deri më tani VMRO ka problematizar dhe i ka përdorur për marketing politik të gjitha çështjet që në mënyre direkte kanë të bëjnë me interesin publik si që është dhënia e Stadiumit të Qytetit me PPP kompanisë Ecolog si dhe ndertimin e ujësjellësit të ri në komunën e Tetovës i cili është pranë përfundimit.