Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Teuta Rugova është duke munguar në seancën konstituive të Kuvendit.
Deputetja Rugova është përmendur në mesin e deputetëve që mund ta votojnë Qeverinë e re, megjithëse kjo është mohuar nga LDK-ja.
Ne mungesë të Teuta Rugovës, Qendron Kastrati deputet i Vetëvendosjes si deputeti më i ri në sallë po i ndihmon deputetit më të vjetër, Adem Mikullovcit për ta udhëhequr seancën. /Lajmi.net/