Teuta Rugova përsëri kundër LDK – së, kthehet në seancën që e bojkotoi partia e saj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova ka dalur edhe njëherë kundër partisë së saj. E bija e njëri nder themeluesit e LDK-së, ka injoruar bojkotin e opozitës duke përfshirë edhe partinë e saj.

Ajo pavarësisht bojkotit nga LDK është duke marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur nga qeveria, për miratimin e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, shkruan Insadjeri.

Në të vërtetë një veprim i tillë i Rugovës nuk është hera e parë. Ajo kishte dalur edhe disa herë të tjera kudnër partisë.

Kishte marrë pjesë në seancat konstituive të Qeverisë ndërsa ishte shprehur e gatshme ta votonte Qeverinë Haradinaj, ndërsa kishte marrë pjesë edhe në lobim së bashku me Veselin për vizat e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme