Thaçi-Ahmeti: Një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë nuk cënon asnjë vend fqinj

Pas takimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në ambientet e seilsë së BDI-së, të dy dhanë një konferencë për shtyp për gazetarët.

Ahmeti duke falenderuar Presidentin e Kosovës, Hasim Thaçin u shpreh se patën një takim të afërt dhe vëllazëror dhe se biseduan për rrjedhat e fundit politike si në Maqedoni po ashtu edhe në Kosovë. Ahmeti siguroi Presidentin Thaçi se do të mbështesin çdo zgjidhje eventuale që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë dhe përkrahja do të jetë e fuqishme për një përmbyllje pozitive duke i hapur Kosovës rrugët në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, siguroi kreun e BDI-së Ali Ahmeti,  se do mbështesin Maqedoninë për referendumin e 30 shtatorit dhe integritetin e Maqedonisë në NATO e BE.

AI po ashtu ai siguroi liderin Ahmeti se një marrëveshja eventuale mes Kosovës e Serbisë nuk do të cënojë asnjë vend fqinj dhe të gjithë fqinjët pa dallim do të ndihen komod ku Kosova një gjë të tillë e ka konfirmuar si në Pdgoricë po ashtu edhe sot në Shkup dhe asnjë të mos shqetësohet për këtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme