Thaçi: Berlini është një ndër adresat më të rëndësishme politike në Evropë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka treguar se pas ligjëratës në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ka nënshkruar shumë kopje të librit biografik.

Ai në një postim në Facebook ka treguar se në Berlin ka takuar edhe shumë miq të Kosovës.

Më poshtë statusi i plotë i Hashim Thaçit:

Mbrëmë, pas ligjëratës në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare, për përfaqësues shtetërorë, diplomatë, profesorë, gazetarë dhe pjesëmarrës të diasporës sonë, kam nënshkruar kopje të librit biografik “Neë State, Modern Statesman” të autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Aty takova shumë miq të Kosovës, të cilët tash e dy dekada kanë mbështetur aspiratat e popullit të Kosovës. Berlini është njëra ndër adresat më të rëndësishme politike në Evropë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme