Thaçi bindet nga 30 të rinj serbë se e ardhmja mes dy shteteve është paqja

Hashim Thaçi ka takuar 30 të rinj që janë në një vizitë në Kosovë me program nga YIHR-ja.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Thaçi, sipas një statusi në Facebook, është bindur që e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë do të jetë paqja dhe fqinjësia, transmeton Koha.net.

“E kaluara 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e mbushur përplot me armiqësi dhe urrejtje. Por, nga bashkëbisedimi që kisha sot me rreth 30 të rinj shqiptarë e serbë, shumë prej tyre të lindur pas luftës, u binda edhe më shumë se paqja dhe fqinjësia e mirë janë e ardhmja jonë, sepse edhe pajtimi ndërmjet dy shteteve dhe popujve është i mundshëm”, thuhet nga Thaçi.

Me gjithë dhimbjen e madhe, vazhdon më tej Thaçi duke përfunduar se “nuk guxojmë që të rinjtë tanë t’i lëmë peng të së kaluarës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme