Thaçi dekoron familjen e Komandant Drinit

Presidenti Hashim Thaci ka dekoruar sot me Medaljen e Pavarësisë të vejën dhe dy djemtë e ish komandantt të UÇK’së, Ekrem Rexha, i njohur si komandant Drini.

Dekoratën për komandantin e vrarë e kanë marrë e veja e tij dhe dy djemtë e tij.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaci në Facebook.

“ Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant “Drini” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në postimin e presidentit.

Komandant Drini ishte vrarë para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Për vrasjen e tij ishte mbajtur një proces gjyqësor ku ishte dënuar Gjenerali Sali Veseli me dhjetë vjet heqje lirie. Por, vendim ky i cili një vit më vonë nga Gjykata Supreme e Kosovës, e udhëhequr nga gjykatës ndërkombëtar, ishte hedhur poshtë duke shpallur si të pafajshëm gjeneral Veselin. Vrasja e Drinit që nga viti 2001 ka qenë objekt akuzash ndërmjet “pacifistëve” dhe krahut të luftës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme