Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar ligjet për transformimin e FSK’së në Ushtri – raporton Periskopi.
Me këtë rast, Thaçi ka uruar ushtarët dhe qytetarët e Kosovës, si dhe të gjithë mbështetësit ndërkombëtar.
“Si presidenti i Republikës dhe komandant suprem ju uroj juve komandantë dhe të gjithë ushtarët e oficerët dhe popullin e Kosovës, të falënderoj mbështetësit ndërkombëtar, ShBA’së edhe aleatët në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Kosovës me nënshkrimin apo dekretimin e Ligjeve për Ushtrinë”, ka thënë Thaçi.
Ai njoftoi se dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.
“Urime ushtria e Kosovës popullit të Kosovës për besim”, ka thënë Thaçi tutje./