Thaçi dënon ndalimin e Haradinajt: UÇK krenare që luftoi regjimin e Millosheviqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar në lidhje me ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Thaçi, ndalimin e Haradinajt e ka quajtur të dënueshëm dhe të papranueshëm, në çdo rrafsh, në cilindo shtet të botës, “vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë”.

“Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe. Institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton”, ka thënë mes tjerash Thaçi, raporton Koha.net.

“Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë”, ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme