Thaçi dhe Vuçiq vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Pas diskutimeve në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sot do të vazhdojë dialogu edhe në nivelin e lartë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel.

Ata do të diskutojnë për normalizimin e përhershëm të marrëdhënënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, transmeton lajmi.net

Fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese që janë arritur, dhe mënyrat se si të arrihet një zgjidhje finale mes dy vendeve.

Temë kryesore s’ka dyshim se do të jetë edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, gjë të cilën Serbia e ka kërkuar tash e sa kohë.

Takimi do të drejtohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme