Thaçi: Dhuna në Kuvend e papranueshme, Demarkacioni duhet të ratifikohet sot

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Demarkacioni duhet të kalojë sot.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:

‘Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft i kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po e mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullneti i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme