Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, e solli idenë për korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
E, kjo temë është rikthyer në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi, ndryshe nuk ka marrëveshje finale dhe paqësore, Arbresh.info.
Presidenti, Hashim Thaçi ishte i pari liderë ne Kosovë që e ka përmendur korrigjimin e kufirit në mes dy shteteve Kosovë-Serbi, shkruan Arbresh.info.
Thaçi në shtator të 2018, në një emision në Shqipëri ka thënë se do të ndodhë korrigjimi i kufirit, shkruan Arbresjh.info.
“Skena politike në Kosovë është në favor të dialogut me Serbinë dhe për arritjen e një marrëveshje finale Kosove-Serbi, duke mos e përjashtuar as korrigjimin. Ata që flasin për luftë dhe tragjedi të jeni të bindur që më së paku janë të interesuar për këtë. 80% e qytetarëve të Kosovës e mbështesin bashkim e Luginës me Kosovën” kishte deklaruar Thaçi.
Ai u shpreh i bindu se edhe krerët e institucioneve mund të ndërrohen por korrigjimi do të ndodhë.
… “ Edhe presidenti edhe kryeministri mund të ndërrohen por korrigjimi do të ndodhë”, kishte thënë i bindur për këtë ide i pari i shteti.
Kjo është deklarata e plotë, nga min: 47.40
I pari i shteti për këtë ide të tij kishte shkruar edhe në faqen zyrtare të zyrës së presidentit se si e sheh arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Seri, që sipas tij nuk mund të arrihet pa ndryshuar vija kufitare.
“Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. Ju mund të thoni përsëri se Kosova tashmë i ka bërë të gjitha kompromiset e dhimbshme. Unë përsëri pajtohem me ju. Por, realiteti është edhe më kokëfortë se argumentet tona. Njohja nga Serbia është bërë pengesa primare për rrugëtimin tonë euroatlantik. Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda këtyre kufijve. Edhe unë dua të njëjtën gjë. Por, a mendoni se ne do ta bindim Serbinë ta bëjë një gjë të tillë së shpejti? Fatkeqësisht, jo. Po BE-ja dhe aleatët tanë të fuqishëm: SHBA-ja, Gjermania, Anglia, Franca, Italia e shumë të tjerë, a mendoni se do ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën? Përsëri, jo. Nuk kanë mundur ta bindin të bëjë një gjë të tillë deri më sot dhe nuk mund të garantojnë se do ta bëjnë nesër apo në të ardhmen e afërt. Si rezultat, përgjegjësia mbetet tek ne”, kishte shkruan Thaçi
Ky është shkrimi i plotë i tij:
https://president-ksgov.net/sq/oped/korrigjimi-paqesor-i-kufirit-ndermjet-kosoves-dhe-serbise
I pari i shtetit ka vite që e shpalosë këtë ide edhe pse të gjithë liderët e vendin e kanë kundërshtuar këtë.
Për këtë ide kishte folur edhe këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku.
Ai në një intervistë për Le Journal du Dimanche, ka thënë se korrigjimi i vijës kufitare mes dy vendeve nuk mund të shërbejë që edhe vendet e tjera të Ballkanit të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
“Ne nuk besojmë se korrigjimi i kufirit tonë me Serbinë do të shërbejë si pretekst për vendet e tjera të rajonit për të modifikuar kufijtë e tyre”, kishe thënë thënë Çollaku.
Ai ka thënë se faza e fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë sa më shpejt.
“Por kjo do të dëshmojë se ky ndryshim mund të negociohet me sukses dhe në mënyrë paqësore”.
Ai ka thënë se një marrëveshjes potenciale mes Kosovës dhe Serbisë do t’i sillte paqe Ballkanit.
Kujtojmë, që nga kjo deklaratë deri më tani janë ndërruar dy qeveri./Arbresh.info/