Gjatë këtyre ditëve isha nëpër shumë fshatra e qytete. Takova shumë qytetarë, dhe shtrëngova duart me ta duke i dëgjuar hallet e tyre.
Por pritja që mu bë në Prekaz ishte domethënëse. Prekazi vendi i sakrificës dhe heroizmit, më dha mbështetje të pakursyer në rrugën time të re, politikën.
Miq, ju e keni në dorë të ardhmen tuaj, që më 11 qershor të tregoni se kush duhet të qeverisur me Kosovën. E ne e kemi obligim t’iu shërbejmë.
Por na duhet fitore e madhe që ta fillojmë punën, që na u la amanet dhe ne e morëm obligim.
Unë dua që me punë ta bëjë krenar Prekazin, Drenicën, Obiliqin, Dukagjinin e të gjithë Kosovën.
Kosovën e duam të gjithë, por jo të gjithë dinë ta ndërtojnë. Është dëshmuar kush dinë të ndërtojë shtetin. Është PDK-ja ajo që iu ka pri proceseve më të rëndësishme, edhe do t’iu prijë prap nga 12 qershori.
Faleminderit Prekaz!