Qyteti i Obiliqit, e në veçanti Sibovci janë vende shumë të veçanta dhe të rëndësishme për ne. Arsyet janë të shumëta, por ajo që e bënë këtë vend unik është thëngjilli që nxirret aty i cili e mban Kosoven të ndriquar.
Detyrat tona janë që për 4 vitet e ardhshme, Obiliqit dhe Sibovcit t’i japim trajtimin meritor duke e zhvilluar ekonominë, mbrojtur ambientin dhe duke trajtuar në menyrë të dinjetetshme të gjithë banorët e këtij vëndi.
Në takimin që kisha sot me banorët e Obiliqit e Sibovcit, i dëgjova një nga një me kujdes hallet e tyre.
Në qeversjen e #FillimiRi unë do të jem zëri i banorëve të Obiliqit dhe Sibovcit.
PDK ka bërë shumë për Kosovën, por ka mbetur edhe shumë punë për tu bërë. Me Fillimin e Ri gjithçka është e mundur. Punësimi, mirëqenia, shëndetësia, arsimi, ambienti, bujqësia janë disa nga sektoret me rëndësi te padiskutueshme e që do të jenë prioritet. Më 11 qershor duke votuar numrin 12, votoni për të ardhmen tuaj. #45