Thaçi-Dragusha, një kandidate e denjë për deputete

Garës për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës i ka hyrë edhe Evgjeni Thaçi-Dragusha nga Skenderaj, e cila garon nga radhët e PDK-së.

Thaçi-Dragusha  përndryshe është familjare e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kandidatura e saj për deputete është mirëpritur nga qytetarët të cilët kanë shpresë se ajo do të përfaqësojë më së miri zërin e qytetarit.

Në një intervistë ekskluzive për DrenicaOnline, Thaçi-Dragusha thotë se garës për deputete i ka hyrë me qëllimin që të angazhohet fuqishëm për të përmirësuar jetën e qytetarit të vendit.

Ajo thotë se nëse fiton besimin e qytetarëve për tu bërë deputete e legjislaturës së re, do të punojë fortë sidomos për të rinjtë, të cilët sipas saj janë në një gjendje jo të mirë, duke përmendur këtu mundësitë e pakta për punësim.

Ajo thotë se të rinjtë e Kosovës meritojnë trajtim më të denjë në të gjitha fushat dhe sipas saj, ky është synimi kryesor që ka nëse fiton besimin për ti përfaqësuar ata në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme