Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se, për shkak të së kaluarës dhe krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë, pajtimi i plotë është shumë i vështirë, pa çka se duhet punohet drejt pajtimit.
“Nuk mendoj se Kosova e Serbia mund t’i zgjidhin problemet vet. Ne e dimë se çka ka ndodhur në Kosovë dhe çfarë masakrash ka kryer shteti i Serbisë”, ka deklaruar Thaçi, njofton Klan Kosova.
“E theksoj, duhet të lëvizin shumë gurë të Kosovës dhe bjeshkë për të arritur deri të pajtimi i plotë”.
“Por, ne e kemi obligim të punojmë shumë në këtë drejtim dhe të investojmë shumë për gjeneratat e ardhshme”.