Thaçi e dekreton Rrahman Ramën edhe për një mandat në krye të FSK-së

Rrahman Rama edhe për pesë vitet e ardhshme do të jetë Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai është dekretuar edhe për një mandat nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama është betuar sot para presidentit, se do t’i shërbejë mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës.

“Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti ka vlerësuar se kontributi i Ramës në tranizicionin e FSK-së, është shumë i rëndësishëm.

“Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë”, ka shkruar Hashim Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme