Thaçi e Haradinaj nuk koordinohen për Samitin e Berlinit

Ka pesë muaj prej kur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk kanë zhvilluar takime sy më sy, të rëndomta për përfaqësues shtetërorë, ka thënë të mërkurën një burim i gazetës në Qeveri.

Një të tillë pritet të mos e realizojnë as përpara Samitit të Berlinit që do të mbahet në fund të prillit, e në të cilin do të shkojnë të dy, shkruan sot Koha Ditore.

“Deri tash nuk ka një koordinim dhe nuk pres të ketë as para udhëtimit për në Berlin”, ka thënë ky burim i gazetës. “Nuk jam i sigurt që do të udhëtojnë bashkë”.

Dialogu i Kosovës me Serbinë do të jetë temë qendrore e samitit, që për nikoqir e ka kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Ai zhvillohet në kohën kur ndodhet në ngërç faza finale e dialogut mes këtyre dy shteteve. Serbia ka vendosur të mos marrë pjesë në të, për aq kohë sa Qeveria e Kosovës nuk e heq tarifën prej 100 për qind, të vendosur ndaj produkteve me origjinë serbe. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme