Thaçi e Haradinaj takohen për demarkacionin

Përpjekjet për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi kanë bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj të takohen të shtunën në njërin nga lokalet e Prishtinës.

Takimi ka ndodhur në mënyrë që të shihen mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje për votimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës, pasi që marrëveshja për konsensus mes partive shqiptare, përveç Vetëvendosjes, duket që nuk është e mjaftueshme, konfirmojnë burime të Indeksonline.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse seanca për votimin e demarkacionit do të caktohet gjatë javës së ardhshme, megjithëse një gjë e tillë është paralajmëruar gjatë javës që po e lëmë pas nga kryeministri i Kosovës.

Megjithatë, zyrtarë të lartë të shtetit kanë deklaruar se nuk do të thirret seancë përderisa nuk janë të gjitha votat e duhura për përmbylljen e këtij procesi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme